Kikirikët me nivel të lartë aflatoksine? Analizat dalin brenda normave
Pas denoncimit të bërë publik më herët se kikirikët kishin përmbajtje të lartë aflatoksine, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur bllokimin e përkohshëm të tyre.
Në të gjitha magazinat ku ato tregtoheshin, por edhe në dyqane, AKU pezulloi shitjen dhe çoi mostrat për të kryer analiza pranë ISUV.
Në sajë të analizave të kryera në laboratorët e ISUV, rezultoi se këto kikirikë që vijnë nga Kina, nuk kanë përmbajtje aflatoksine mbi normat e lejuara.
Pas daljes së analizave nga ISUV, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit hoqi urdhrin e bllokimit të përkohshëm për këta kikirikë.
Për rrjedhojë, ato janë të lirshëm për t’u tregtuar dhe të sigurtë për t’u konsumuar.

