Kishte ikur nga shtëpia dy javë më parë, 40-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Devoll
Një 40-vjeçar i deklaruar i humbur rreth 2 javë më parë nga të afërmit që kishin denoncuar në polici, është gjetur i mbytur në lumin Devoll.
Sipas të dhënave të para trupi i pajetë është gjetur nga një banor i zonës në lumin Devoll, i cili ka lajmëruar policinë.
Pas mbërritjes së policisë dhe nga këqyrja paraprake e kufomës është ngritur dyshimi se ai i përket një personi të zhdukur 14 ditë më parë dhe që rezultonte i sëmurë mendor. Policia vijon hetimet.
/BW

