KKT miraton 20 leje për resorte dhe hotele të reja në bregdet, ja lista kush i përfiton

Turizmi po merr vëmendjen e qeverisë. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë për ndërtimin e pallateve në projektin e portit të Durrësit.

Bëhet fjalë për lejen për godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” si lejen për “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë. Ndërtimi do të nisi pikërisht në kalatën lindore aty ku autoriteti portual i Durrësit përzuri me forcë koncesinarin gjerman që kishte një kontratë shfrytëzimi 35 vjeçare. Me pas janë miratuar në seri lejet për projekte buze detit, nga plazhet e Lezhës deri në Sarandë. Leje Ndërtimi është dhënë një “Strukturë akomoduese rezidenciale në Marina Resort Vlorë.

Në bregdetin e Lalzit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për 4 projekte. E para është leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k. Po kështu është miratuar leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k. Dy vendimet e tjera ishin miratimi i lejes së ndërtimit për fazën e tretë të resortit turistik “Lura 5” si dhe miratimi i lejes së ndërtimit për objektin “Adriatica Resort, me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k.

Në bregdetin e Jugut janë miratuar një sërë projektesh. Mes tyre janë leja e zhvillimit për resortin Village Square me subjekt zhvillues Seaside Construction, si dhe leja e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Shoqëria La Brisa. Ndërkohë projektet e tjera të cilave u është miratuar leja e ndërtimit i përkasin zonës së Radhimës dhe Sarandës. Në të njëjtën mbledhje KKT ka miratuar se paku 30 leje të tjera për objekte të ndryshme në vend.

 

SHKARKO APP