Klement Balili fshihet në Sarandë? FNSH mësyn tek ‘Santa Quaranta’, kontrolle në banesa e biznese

Jo vetëm polica, FNSH por edhe shërbimi i inteligjencës prej disa ditësh janë ngritur në këmbë për të kapur Klemant Balilin, të etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, pasi drejtësia shqiptare e shpalli në kërkim.

Ndërsa dje u fol se SHISH kishte shpërndarë informatorë në çdo cep të Tiranës, ku dyshohej se mund të ishte fshehur Balili, që në orët e para të mëngjesit janë parë forca të shumta të policisë dhe FNSH-së në Sarandë e fshatrat përreth.

Pasi kanë bërë kontrolle në banesa dhe biznese në fshatrat Vrion e SMT, burime të BalkanWeb dhe News 24 mësojnë se FNSH-ja po kontrollon në resorin e Balilit në Sarandë, “Santa Quaranta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu bëhet me dije se në komisariatin e policisë së Sarandës ndodhen drejtues të policisë nga Tirana e Vlora.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 11 dhjetor policia kontrolli edhe banesën e Balilit, aty ku arrestoi një tjetër person, si dhe gjeti 2 armë, por jo të shumëkërkuarin, ndërsa pak ditë pas këtij operacioni SHKB nisi hetimet për dekonspirim në të paktën 3 operacione për kapjen e tij. Tre janë efektivët të cilët janë pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm mbetet i rezervuar në dhënien e informacioneve për këtë çështje.

44-vjeçari Klement Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Greqi e po ashtu edhe me vendet e BE-së. Hetimet nga shteti fqinjë, thonë se Balili mund të ketë ndryshuar emër, por nuk përjashtohet as mundësia që të ketë ndryshuar pamjen e jashtme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?