Klement Balili hyn në negociata për vetëdorëzim. Kërkon proçes hetimor e gjyqësor pa ndikim politik

Placeholder Image

Klement Balili hyn në negociata per vetëdorëzim.

Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se Balili ndodhet në Shqipëri.

Të njëjtat burime theksojnë se Balili ka theksuar se do të dorëzohet me një kusht. Balili ka kërkuar garanci për një proçes hetimor e gjyqësor pa ndikim politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, burimet shtojnë se dorëzimi i Balilit është çështje orësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në negociata me Balilin kanë hyrë një grup hetimor nga Policia, Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërsa janë përfshirë dhe të afërm dhe avokatë të familjes Balili.

Klement Balili nuk mund te ekstradohet drejt Greqise
Edhe po u kap, Klemend Balili nuk mund te ekstradohet drejt Greqise. Kelmend Balili ishte në kërkim policor nga autoritetet shqiptare për llogari të drejtësisë greke. Burime sqaruan se në rast të ndalimit të Balilit në territorin shqiptar ai do hetohet për llogari të drejtësisë shqiptare dhe procedimit penal të regjistruar tashmë ndaj tij. Kjo dhe për faktin se ai nuk mund të ekstradohet drejt Greqisë pasi ndërmjet Shqipërisë dhe autoriteteve greke nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Nga arratia nëpërmjet avokatit të tij grek, Balili në shtypin helen ka deklaruar se e gjithë akuza ndaj tij është një fabrikim me keqdashje politike dhe ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës.

Balili është i dyshuar për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe të vënë në akuzë sëbashku me të janë dhe dy vëllezërit Xhevahir e Dhimitër Poti po nga Saranda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?