Klosi: Bashkëpunim mes qeverisë dhe shoqërisë civile

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi nënvizoi sot rëndësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve qeveritare dhe shoqërisë civile, për zgjidhjen e shumë problematikave sociale në vend.

Klosi mori pjesë në konferencën “Inkurajimi i një mjedisi mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri”, i realizuar në kuadër të projektit rajonal të BE për asistencë teknike për organizatat e shoqërisë civile (TACSO), me një nga objektivat kryesor stimulimin e mjedisit mundësues dhe thellimin e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe institucioneve publike, me qëllim përmirësimin e legjislacionit, rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të strukturave institucionale dhe mekanizmave të bashkëpunimit.

Në prani të ambasadores së delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, Klosi tha se “institucionet shtetërore, lokale apo qëndrore, do ta kenë të pamundur të realizojnë problematika të shumëllojshme që mirëqenia sociale ka në vendin tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai përmendi luftën ndaj varfërisë, përpjekjen për të ngritur shërbime kudo në Shqipëri dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane,  të cilat i i konsideroi të parealizueshme nëse nuk ka bashkëpunim të përditshëm mes qeverisë dhe organizatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?