Klosi: Dy shkolla të reja të teknologjisë së informacionit

Nis procesi i trajnimeve të mësuesve të shkollave profesionale. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, mori pjesë në ditën e fundit të trajnimeve të mësuesve të shkollave të Teknologjisë së Informacionit nga  qendra “Protik”,ku deklaroi se “kjo degë ka qenë më e kërkuara për vitin e ri shkollor, duke mos i plotësuar të gjitha kërkesave për regjistrim në to, ndaj  do të investohet për ngritjen e dy shkollave të reja të teknologjisë së informacionit”.

Qendra “Protik” ka trajnuar mësuesit e shkollave profesionale të Teknologjisë së informacionit.  Sipas Ministrisë së Mirëqënies Sociale, trajnimi i mësuesve është një nga tre shtyllat kryesore të angazhimit për rritjen e cilësisë së arsimit profesional, bashkë me investimet për zgjerimin e investimeve dhe pajisjen e plotë me laboratorë dhe bazën e praktikës në këto shkolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?