Klosi: Kemi dështuar si shtet dhe si shoqëri, në menaxhimin e mbetjeve urbane

Ne do të duhet të ngrejmë së bashku një operacion për çdo ndotës për të gjetur arsyet pse kjo histori në Shqipëri ndodh pafund, arsyet sesi do të realizojmë pastrimin nga ai ndotës dhe në fund fare për të pasur mundësinë që ne t’i bëjmë të tre proceset, pastrim , rehabilitim, por edhe goditje të shkaqeve që e kanë bërë këtë papastërti” . Kështu është shprehur Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi në Kongresin Ndërkombëtar të Menaxhimit të mbetjeve ku mori pjesë menjëherë pas lançimit të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” në Qesarakë .

Duke iu referuar konkretisht menaxhimit të integruar të mbetjeve ministri Klosi tha se shteti dhe shoqëria kanë dështuar në menaxhimin e mbetjeve . Më tej ministri Klosi siguroi të pranishmit se do të mbështesë çdo përpjekje që çon drejt një mirëmenaxhimi të mbetjeve dhe drejt një Shqipërie të pastër:”Unë do të mbështes çdo mekanizëm i cili kërkon angazhim politik, administrativ, rinor, vullnetar, shqiptar në fund të fundit për të pastruar Shqipërinë prandaj jemi në këtë aksion për të pasur një Shqipëri më të pastër sot në ditën e parë të aksionit mbarëkombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë”, por dhe gjatë gjithë muajve që ne do të bëjmë operacionin për të pasur mundësinë që fillimi i sezonit turistik ta gjejë Shqipërinë më të pastër” – u shpreh ministri Klosi.

Gjatë fjalës së tij,  Kreu i Turizmit dhe Mjedisit deklaroi se ndotësit e mjedisit duhet të mbjellin pemë. “Një organizatë rinore më kërkoi që ta mbështesim dhe do ta mbështes fort që ne të kemi mundësi që të mbjellim në Shqipëri në harkun kohor të dy viteve deri në 2020, ata thonë 10 milionë e 20 mijë pemë për të shkuar, por unë mund të them ne mund të mbjellim 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020. Ata kërkuan që në çdo gropë ku ka pasur një bimë hashashi të mbjellim një pemë. Ne kemi mundësinë ta realizojmë këtë edhe ka një mekanizëm fare të thjeshtë të detyrojmë të gjithë ndotësit e mjedisit, të gjithë shkaktarët e problematikave mjedisore, të gjithë guroret, fabrikat e çimentove, punishtet e tjera, të cilët kanë detyrimin të mbjellin pemë të zbatojnë kontratat konçesionare që ata kanë, çdo HEC, çdo TEC kudo nëpër Shqipëri ka detyrimin të mbjellë pemë.”- tha ministri Klosi i cili në fund të fjalës së tij siguroi mbështetjen e plotë të institucionit të tij për çdo përpjekje që e bën Shqipërinë të  pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?