Klosi: Rruga Egnatia-projekt i plotë investimi, rehabilitimi, pastrimi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi përuroi sot shtegun e ri turistik “Via Egnatia” në Bradashesh të Elbasanit. Në ceremoninë ku ishin të pranishëm kreu i bashkisë Elbasan, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Turizmit, deputetë të zonës dhe  mbi 150 tour operatorë, ministri Klosi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në një aktivitet kaq të rëndësishëm që ndërthur turizmin dhe historinë.

Pas vlerësimit të shtegut të ri, kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se është e pafalshme lënia në këtë situatë e vendeve historike të cilat  duhet të dalin nga errësira. Më tej ministri Klosi garantoi se Rruga Egnatia si një destinacion turistik do të rehabilitohet  në një projekt të plotë që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit jashtë sezonit. Ministri Klosi u shpreh: “Duhet që objekte të mrekullueshme si ky i rrugës Egnatia të jenë në një projekt të plotë rehabilitimi, pastrimi dhe të menaxhuar mirë edhe me komunitetin e kësaj zone për të sjellë të ardhura, biznes, mirëqenie. Pra turizmi duhet parë si një mekanizëm që sjell mirëqenie, një jetë më të mirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo iniciativë, do të vazhdojmë të promovojmë turizmin jashtë sezonit, për të patur mundësi që vitin e ardhshëm jo vetëm të jemi në një Shqipëri më të pastër, por të jemi edhe në një turizëm më të orientuar, drejt turizmit alternativ. Kjo është një përpjekje që duhet së bashku sepse është e pamundur që të zgjidhet nga autoritetet shtetërore, pushteti vendor dhe pushteti qendror. Kjo do shumë vlera, kontribute, mendime dhe ide nga shoqatat e zhvillimit turistik.” Në fund të fjalës së tij ministri Klosi tërhoqi vërejtjen për mbetjet në zonat rurale të cilat ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit duke siguruar bashkëpunim me bashkitë për rehabilitimin e mjedisit. “Ky është një nga stacionet më interesante të rrugës dhe shumë mirë që e kemi zgjedhur këtu. Po a mund të mendojmë ne që një grup turistësh mund të vijë dhe të shikojë këtë objekt kulturor, kur rruga  për të ardhur nga qendra e Elbasanit deri këtu, sa është zona urbane, është e pastër, ndërsa sa fillon zona rurale, është e mbushur me togje plehrash që e bëjnë të pamundur që një grup turistik normal të vijë, të prekë këtë bukuri, të shikojë, të studiojë dhe të ndjehet mirë këtu.”- tha ministri Klosi  Ministri Klosi u uroi një udhëtim të mbarë të gjithë 150 operatorëve nga vendi dhe rajoni që ditën e diel do të zhvillojnë të parën ecje në shtegun e ri “Via Egnatia”

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?