Klosi: Sanksione ligjore ndaj dhunës ose shfrytëzimit të fëmijëve

Shfrytëzimi i fëmijëve në punë ishte në fokus të konferencës kombëtare, e cila mblodhi së bashku përfaqësues të ministrive dhe përfaqësi të huaja që punojnë në Shqipëri si dhe punonjës socialë nga të gjitha bashkitë e vendit.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt tha se “OSBE e konsideron prioritet të lartë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe sidomos mbrojtjen e tyre nga trafikimi dhe shfrytëzimi”. Gjatë dy viteve të fundit, falë mbështetjes së qeverisë italiane, kemi punuar me Agjencinë Shtetërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve për të adresuar çështjen shqetësuese të fëmijëve në situatë rruge”, tha ai.

Nga ana e tij, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi nënvizoi se kjo konferencë vjen pas dy vitesh punë intensive, në kuadër të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë 350 raste fëmijësh të cilët kanë dalë nga situata e rrugës në të cilën ndodheshin dhe në më shumë se 100 raste kemi punësuar prindërit e tyre. Por, ajo çka po bëjmë është se po punojmë edhe me legjislacioninin. Me ligjin e ri do të vendosim sanksione të qarta ndaj dhunës apo shfrytëzimit që mund t’i bëhet fëmijëve. Po kështu, po vendosim autoritetin që duhet edhe në drejtim të punonjësve sociale dhe psikologëve, duke krijuar dy urdhra përkatësisht të dy profesioneve”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj tha se ka ende fëmijë që braktisin shkollën dhe që punojnë respektivisht nëpër lavazhe apo bujqësi apo që shfrytëzohen nga vetë familja.

Rëndësi të madhe, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo i vuri edhe rolit të institucioneve për të ndalur shfrytëzimin dhe trafikimin e fëmijëve. Sipas tij, institucionet duhet t’ i përgjigjen sfidave me përgjegjshmëri.

Po kështu, edhe përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Antonella Scolamiero vlerësoi ligjin e ri që po bëhet në kuadër të të drejtave të fëmijëve dhe tha se, “ky i fundit merr në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës”.

Ndërsa për nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Andi Seferin, kjo e fundit ka punuar në drejtim të fuqizimit të familjes dhe analizimit rast pas rasti të fëmijëve në situatë rruge.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?