KLSH: Të vijojë hetimi për kryebashkiaken e Sarandës
KLSH ka kërkuar vazhdimin e hetimeve për kryebashkiaken e Sarandës, Floriana Kokën për një dëm prej 32 milionë lekësh.
Çështja ndaj saj ishte pushua dhe sipas KLSH, që i kallëzoi për shkelje punonjësit e bashkisë, ishte prokuroria që dha konkluzione të gabuara dhe nuk mori parasysh faktet e auditimit të KLSH-së.
Florjana Koka është kryetare e bashkisë së Sarandës që prej vitit 2015, ndërsa edhe më herët është akuzuar për abuzime me fondet publike.
Këtë herë, KLSH ka dërguar në prokurori edhe gjashtë zyrtarë të tjerë të bashkisë së Sarandës, që nga kolaudatori i punimeve, te drejtoresha ekonomike apo edhe drejtori i taksave vendore.

