Koalicioni PS-PD. Lulzim Basha përgjigjet prerë dhe pa hezitim: Nuk bëhet!

Teksa fushatës elektorale po i arrin fundit, liderët e partive politike janë shfaqur thuajse çdo ditë në programet dhe emisionet televizive.

E njëjta gjë ka ndodhur këtë të enjte, ku  ashtu si Rama, edhe Basha ka qenë përballë gazetarëve.

Por ndryshe nga Rama i cili e la të hapur mundësinë  e një koalicioni të madh, lideri i opozitës është përgjigjur ndryshe. Lulzim Basha ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni PS-PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja debati:

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha: Unë pres që shqiptarët ta votojnë masivisht këtë program. E dyta që prek, është një mosbesim i madh tek koalicioni i madh. Unë them taksa të ulëta, ai thotë taksa të rritura, unë them shpenzime për pensionet dhe punësimin, ai thotë shpenzime për palmat dhe fasadën.

Balla: Pra nuk shikoni një mundësi për koalicion?

Basha: Sic janë shpalosur programet, nuk është se nuk e shikoj unë, nuk e shohin shqiptarët.

Balla: Por nëse nuk fitoni?

Basha: Ju jeni në terrenin tuaj të nëse-ve… Unë jam në terrenin tim dhe në të drejtën time…

Minxhozi: Ju e keni pezull marrëveshjen me Ramën, ju thoni bëhet nuk bëhet e keni në ajër..

Basha: Cfarë marrëveshje?

Minxhozi: Marrëveshje për qeverisje

Basha: Jo jo, kjo nuk bëhet, e hedh poshtë këtë variant.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?