Kodet e bandës së ”Habilajve” tejet romantike: ”Më jep një puthje, vlla”

Banda e drejtuar nga Moisi Habilaj u përgjua nga policia italiane, e cila bëri një raport për gjykatën italiane, ku edhe përmendet emri i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Të specializuar në trafikun e lëndëve narkotike dhe jo vetëm, Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin gjatë komunikimit me sms kode që janë fraza nga jeta e përditshme e një burri mesatar shqiptar, si përshembull: “Më jep një puthje vëlla”.

“Panorama” zbulon disa fragmente nga bisedat e regjistruara nga policia, kur Moisi Habilaj po koordinonte grupin e vet për transportimin e marijuanës dhe me vete kishin edhe armë. Si një menaxher i zoti, Moisi Habilaj mëson Sabaudin Çelajn dhe Giulianon se ç’duhet të bëjnë me armët, në rast se kontrollohen:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sabi, bjeri kallashnikovët. Po, thesin me kallashnikovë… Sabi nxirr vetëm dy kallashnikovë dhe lëre thesin aty ku është”, janë urdhrat e Moisi Habilajt, “[nëse vjen policia] Nxirri dhe fundosi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, ata instruktohen të fikin telefonët dhe t’u heqin baterinë atyre. Si kod për të konfirmuar se gjithçka po shkon siç duhet, përdorin këto sms: “Çdo 6-7 orë më ço një mesazh… “Ciao”, ose: “Më jep një puthje, vlla”, ose: “Shihemi së shpejti, ciao.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?