Kokainë, armë e municione, policia e Shkodrës zbulon bazën e trafikut, pranga 35-vjeçarit (Emri+Video)

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për trafik droge.

Në kuadër të operacionit të antidrogë “DOSES” u bë e mundur arrestimi i Anton Shpatinës si dhe po ndiqet në gjendje të lirë një 25-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar policia gjeti një sasi të vogël kokaine, armë zjarri, municion luftarak si dhe sende të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër,
Si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi:
L. K, 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër,
Arrestimi i shtetasit Anton Shpatina u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi L. K për të blerë lendë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.
kokaine arretohet i riu

kokaine arretohet i riu 2

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?