Kokainë dhe kanabis, në kërkim një person, një tjetër procedohet

Një sasi kokaine dhe 3 kg kanabis sativa janë sekuestruar në Durrës, ndërsa policia ka nisur procedimin penal për një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Blutë e qytetit të Durrësit bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit N.Sh. 58 vjeç, banues në Krujë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e banesës së këtij shtetasi i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu,  filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit E.N. 27 vjeç, banues në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Nissan me targa AA 664 PB i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materialenjë sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 283/1/3 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?