Kokëdhima uron 29 nëntorin me historinë e vërtetë të Persefoni Kokëdhimës

Kokëdhima: Ballistët e Qeparoit e dorëzuan Persefonin te gjermanët, busti iu hodh në erë më 1992

Në ditën e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, ish-deputeti Koço Kokëdhima, tregoi historinë e vërtetë të dëshmores së atdheut, Persefoni Kokëdhima, e cila u var nga gjermanët, pasi u spinua prej ballistëve. Kokëdhima zbuloi edhe një detaj, që është fshehur nga historiografia komuniste: ajo që heroina nuk është fotografuar anjëherë dhe fotoja që e ka shoqëruar emrin e saj, në fakt është e të motrës, Koste, e cila jeton ende sot. Përmes një postimi në “Facebook”, Kokëdhima dha edhe detaje të reja për plagosjen dhe kapjen e heroinës së plagosur, 72 vite më parë si dhe hedhjen në erë të bustit të saj në qendër të fshatit Qeparo, pas ardhjes së Berishës në pushtet, më 1992.

Postimi i plotë i Kokëdhimës:

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lavdi dëshmorëve dhe heronjve që ranë për çlirimin e atdheut! Mirënjohje e nderim të pafundëm për Ushtrinë Nacional Çlirimtare, për partizanët, partizanet dhe komandantët e saj.
Sot dua të ndaj me ju disa detaje nga historia e Heroinës së Popullit, Persefoni Kokëdhima.
Në librin “Yje të Pashuar” dhe në çdo botim tjetër përdoret si foto e Persefonit, fotoja që kam postuar sot. Kjo foto në të vërtetë nuk është e saj, sepse ajo nuk ishte fotografuar asnjëherë. Kjo foto është e Kostes, motrës së Persefonit, që jeton edhe sot në Qeparo. Persefoni ka lindur në Mars 1928. Kur u var nga gjermanët ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo ishte partizane në Brigadën e 6-të Sulmuese. Ne operacionin e Qershorit 1944 brigada në fjalë mori pjesë në kundërmësymjen e Përgjithshme të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Kompania e Persefonit, në Qafën e Gjashtës, në Sarandë, i zuri pritë një auotokolone gjermane. Këtu Persua u plagos në shpatullën e djathtë. Përveç kësaj kishte marrë dhe një ftohje të rëndë, kështu që shokët partizanë e lanë te stani i të atit, Petro Kokëdhima, në Rrogac, mbi Liziko, në fshatin tonë Qeparo. Mbas dy ditëve aty kaloi një grua nga një familje ballistësh dhe e spiunoi tek kryeballisti i Qeparoit, Dhimo Todhri, i cili të nesërmen, bashkë me kryeballistin nga Kuçi, Idriz Jazo, kur nuk kishte njeri në stan, e arrestuan, e lidhën me litar dhe e çuan në qafë të Qeparoit. Gratë e fshatit ju lutën Dhimë Todhrit për ta liruar, por ai i vendosur e dorëzoi të nesërmen tek gjermanët, në Borsh. Pastaj historia është si në filmin “Ngadhnjim mbi Vdekjen”. Persua u var disa ditë përpara Bule Naipit, për ta frikësuar këtë të fundit, që të tregonte çfarë ajo dinte për luftëtarët e lirisë. Idriz Jazo, kur ju bë gjyqi partizan në Gjirokastër, tregoi mbi torturat çnjerëzore që ju bënë Persefonit dhe Bules. Më frymëzon e emocionon pa masë akti i pashembullt i këtyre heroinave të Shqipërisë, vetëmohimi dhe sakrifikimi i jetës pa u trembur as përpara torturave dhe as përpara varjes në litar, për lirinë e atdheut. Deri në 1992, në qendër të fshatit Qeparo, ishte një bust i Persefonit, besoj i bërë nga Mumtaz Dhrami. Kur erdhi në fuqi Berisha, atë bust e hodhën në erë me eksploziv”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?