Kokëdhima zbulon koleksionin privat me monedha argjendi

Koço Kokëdhima njihet për pasionin e tij për objektet e artit, kryesisht ato antike. Koleksioni i tij privat flitet se është ndër më të pasurit në vend, me objekte të rralla të epokave të ndryshme. Këtë e ka faktuar edhe vetë Kokëdhima në një postim në Facebook, ku tregon një monedhë të viti 1413, e cila duhet të jetë e vetmja e mbijetuar nga kjo epokë.

Postimi i Kokëdhimës në Facebook:

Një monedhë nga koleksioni im i artit! Monedhë argjendi, e quajtur grosh, e prerë në Romë, gjatë sundimit të Ladislao të Durrësit në vitet 1413-1414. Në faqe ajo paraqet emblemën e shtëpisë mbretërore Anzhu-Durrazzo dhe në shpinë, emblemën e Vatikanit. Në 2-3 ekzemplarë të prerë gjithsej, është ndoshta e vetmja e mbijetuar. Kjo monedhë e rrallë është me rëndësi të madhe historike. Ladislao i Durrësit, pas tre sulmesh arriti të pushtojë Romën (Vatikanin), për një periudhë të shkurtër nga viti 1413-1414. Dinastia “Durrazzo” ishte një degë e shtëpisë mbretërore “Anzhu”. Duka i tretë i Dinastisë “Durrazzo” u bë, Ladislao di Durrazzo (1376-1414). Mbretëria Mesjetare e Shqipërisë apo Mbretëria e Arbërisë, u themelua nga Kali I Anzhu në vitin 1272 dhe shtrihej nga Durrësi në Butrint. Mbretëria e Arbërisë pushoi së ekzistuari në vitin 1368 kur qyteti i Durrësit, qendra e mbretërisë, u mor nga Karl Topia.

SHKARKO APP