Koloneli Pashaj: Marrëveshja detare fitore për Greqinë
I ftuar në emisionin “Arena”, koloneli Myslim Pashaj ka komentuar marrëveshjen e bërë nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për çështjen detare, duke e cilësuar këtë marrëveshje një fitore të shtetit fqinj, e një problem të shtuar për Shqipërinë.
“Marrëveshja e bërë për kufinjtë detarë, është nul. Pala greke ka realizuar synimet e saj gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Ata fituan, nuk ka faj pala greke që ka qenë në një tryezë të barabartë. Sikur të diskutohet nga të dyja palët sërisht për marrëveshjen do të ishte një fitore për ne”, ka deklaruar koloneli Pashaj.

