FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisar Artan Cuku shpallet “Dëshmor i atdheut”

Komisar Artan Cuku, i vrarë në vitin 2017, u shpall “Dëshmor i atdheut”. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në fjalën e tij tha se Cuku u vra nga një atentat i pabesë.

Lleshaj u shpreh se numri i madh i të vrarëve nga radhët e Policisë së Shtetit duhet të jetë një thirrje për reflektim për gjithë shoqërinë dhe klasën politike.

“Artan Cuku mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë prej një dore kriminale në 8 prill 2017. Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga policia në 11 qershor 2017, ndërsa porositësi i krimit të shëmtuar është arrestuar në 29 dhjetor 2018 në Athinë ku pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga sot i bashkohet radhës së Dëshmorëve të Atdheut duke merituar respektin e gjithë shqiptarëve. Ne i shprehim respektin dhe mirënjohjen familjarëve të Artan Cukut. Me nderimin e Artan Cukut shprehim respektin për policinë dhe dëshmorëve të shumtë.  Numri i lartë i dëshmorëve të policisë së shtetit duhet të shërbejë si thirrje për përkushtim dhe ndershmëri për çdo punonjës të saj. Ky numër i lartë dëshmorësh duhet të shërbejë edhe si thirrje për reflektim ndaj çdo shqiptari, ndaj shoqërisë, ndaj klasës politike. Policia ka nevojë për më shumë policë, por për asnjë dëshmor nga radhët e saj”, tha Lleshaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?