FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisionin Antikorrupsion miraton projektvendimin. Xhafaj kërkon pjesëmarrjen e ekspertëve të SPAK dhe organeve të tjera të drejtësisë

Komisioni i posaçëm parlamentar për “mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin”, miratoi projekt propozimin përmes të cilin ftohen organet e reja të drejtësisë mes tyre edhe SPAK të japin kontributin e tyre në këtë komisionin përmes dërgimit të ekspertëve.

“Komisioni vendosi t’u drejtohet me ftesë për bashkëpunim institucioneve dhe organeve të drejtësisë që ushtrojnë funksione në fushën e drejtësisë, të propozojnë përfaqësuesit e tyre për të kontribuar në veprimtaritë e kësaj fushë. Këtu është fjala për KLP, KLGJ, SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme, Inspektoriati i Lartë në Dretësi, Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Shkollën e Magjistraturës”, tha kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj.

Anëtari i këtij komisioni Erion Braçe, solli në vëmendje një dinamikë të re brenda opozitës e cila vijon mos të ulet në tryezën e kësaj iniciative për të cilën socialistët thonë se do ti shërbejnë integrimit të vendit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo të gjithë deputetët e opozitës janë të përfaqësues në grupe parlamentare, duhet të gjejmë një mundësi që të jenë pjesë, por edhe të informohen“, ka thënë Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të japim mundësinë që deputetët që kanë propozime, të shprehen në një tryezë të hapur, ose drejtpërdrejtë. Disa nga kolegët deputetë të paraqiten dhe janë të mirëpritur“, është shprehur Xhafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?