Komunikimi i parë i shtetit shqiptar me SHBA? Kur Princ Vidi i shkruante Presidentit Wilson

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka botuar një dokument të veçantë që dëshmon për lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA. Në Facebook, Ikonomi paraqet një letër që Princ Vidi i dërgonte presidentit amerikan Woodrow Wilson më 8 maj 1914, nga qyteti i Durrësit.

Ikonomi shprehet se ky mund të jetë komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan.

Në arkivin austriak ndodhet letra, që Princ Vidi i dërgonte presidentit amerikan Woodrow Wilson më 8 maj 1914 nga Pallati i Durrësit. Mund të jetë komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan:

“Interesi që keni treguar gjithmonë ndaj vendit tim, – shkruan Vidi, – më bën të shpresoj se do të më akordoni miqësinë tuaj dashamirëse për të forcuar pozitën ndërkombëtare të shtetit të ri, i cili është i destinuar të luajë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e Ballkanit”,- shkruan Ilir Ikonomi.

letra vidividi letra2

Shqipëria, çfarë do të kishte qenë pa Woodrow Wilson?

SHKARKO APP