Konflikti që solli tragjedinë, dy ëngjëj u vranë nga ata që i dhanë jetë
I vetmi dëshmitar i një krimi të dyfishtë, nuk është më pasi bashkë me të u bë vrasje e trefishtë. 41-vjecari, Naum Toshi i cili në mëngjesin e sotëm mbyti djemtë e tij, përkatësisht 4 vjec dhe 6 vjec, i dha fund jetës në të njëjtën formë edhe vetes. Një familje që fillesat e konfliktit i ka nga një martesë me diferencë, coi në një ngjarje tragjike që tronditi opionin publik. Krimi makabër ndodhi në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.
Naumi kishte konflikte prej kohësh me bashkëshorten e tij shumë të re në moshë, me 24-vjeçaren, Marselën, me të cilën kishte 6 vite i martuar. Marsela kishte nisur punë si kameriere në një klab nate në Greqi, dhe jo vetëm kaq, ishte nisja e një debati të vazhdueshëm.
Çifti kishte jetuar më parë në Greqi, Ku Naumi punonte dhe bashkë me gruan vendosi të kthehej në Korçë. Marsela kishte vendosur të braktiste familjen e saj bashkë me fëmijët, për të jetuar me një mashkull tjetër në Greqi. Ajo ishte larguar nga fëmijët e saj më 17 nëntor dhe kishte ardhur në banesë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, përmes pikës kufitare të Kapshticës. Pa mundur që të marrë fëmijët, ajo ka mbledhur rrobat e saj dhe u largua sërish për në Greqi në orën 05:00 të mëngjesit.
Çifti duket se ka pasur një sherr të ashpër gjatë këtyre orëve, pasi sipas dëshmive të fqinjëve, ata kanë dëgjuar të bërtiturat dhe të qarat e dy djemve të vegjël, teksa prindërit e tyre ziheshin.
41-vjeçari ka ndërmarrë aktin ekstrem duke mbytur në gjumë fëmijët e vegjël. Ai më tej ka lënë një njoftim të shkruar në letër në derën e shtëpisë: “Ngjituni Lart!”. Naum Toshi ishte babai i fëmijës 4-vjeçar, ndërsa mësohet se 6-vjeçari ishte fëmijë i një lidhje të mëparshme që kishte pasur gruaja e tij, në moshën 18-vjeçare. Ka qenë babai i Naum Toshit, ai i cili mëngjes cdo mëngjes i shkonte në banesë për t’i hedhur ushqim kafshëve që mbanin në shtëpi, që zbuloi lajmin tragjik.
Dëshmia e motrës së babait vrasës
Lindita Golka rrëfen çastet e tmerrit kur gjeti vëllain dhe nipërit e pajetë ndërsa tregon nën lot edhe konfliktin në familjen e të vëllait. Motra e viktimës, Lindita Golka shprehet se ngjarja është zbuluar nga babai i saj dhe ky i fundit la lajmeruar menjeherë policinë. Sipas zonjës Golka, vëllai i saj nuk njihej për njeri problematik. “Unë jam motra e Naum Toshit. Unë rrija nga shtëpia tjetër me babanë dhe vëllain tjetër. Vëllai jetonte dhe punonte në Greqi bashkë me nusen e pastaj e solli këtej. Gruaja jetonte në Korçë me fëmijët, po kjo morri rrugët dhe vëllai e përzuri. Tani është larguar nusja me datë 17 nëntor. Vëllai ishte mirë nga ana psikologjike, fëmijët ishin në moshën 6 dhe 4 vjeç. Ngjarja u zbulua se erdhi babai se i hidhte pulave, qenit dhe macen çdo mëngjes ushqim dhe gjen letrën” Ngjituni lart”. Ç’të shikonte babi, erdhi më tha mua, unë do ikja në punë. Hajde se ka varur veten vëllai, ai ishte djalë i ri 41- vjeç”, shprehet e motra.
Martesa me diferencë të madhe
Një familje që fillesat e konfliktit i ka nga një martesë me diferencë të madhe. Naumi kishte konflikte prej kohësh me bashkëshorten e tij shumë të re në moshë, me 24-vjeçaren Marsela Naumi, me të cilën kishte 6 vite i martuar. Marsela kishte nisur punë si kameriere në një klub nate në Greqi, e kjo mjaftoi që debati mes çifit të niste e të pasonte me të tjera. Çifti kishte jetuar më parë në Greqi, ku Naumi punonte dhe bashkë me gruan vendosi të kthehej në Korçë. Marsela kishte vendosur të braktiste familjen e saj bashkë me fëmijët, për të jetuar me një mashkull tjetër në Greqi. Ajo ishte larguar nga fëmijët e saj më 17 nëntor dhe kishte ardhur në banesë rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, përmes pikës kufitare të Kapshticës. Pa mundur që të marrë fëmijët, ajo mbledhi rrobat e saja dhe u largua sërish për në Greqi në orën 05:00 të mëngjesit. Çifti duket se ka pasur një sherr të ashpër gjatë këtyre orëve, pasi sipas dëshmive të fqinjëve, ata kanë dëgjuar të bërtiturat dhe të qarat e dy djemve të vegjël, teksa prindërit e tyre ziheshin.
Shkak, dyshohet gjendja psikologjike
Paraprakisht, shkak i krimit makabër dyshohet të ketë gjendja e rënduar psikologjike e 41- vjeçarit pas braktisjes nga bashkëshortja, Marsela Toshi. Nuk raportohet që 41-vjeçari të ketë pasur probleme mendore dhe njihej nga të afërmit si njeri i qetë dhe jo problematik, por braktisja nga bashkëshortja dyshohet se ka bërë që të rëndohej gjendja e tij emocionale.
R.SH

