Konispol, kapen 100 kg kanabis
Aktualitet E Enjte, 6 Maj 2021 13:37
Rreth 100 kg drogë e llojit kanabis sattiva janë sekuestruar nga policia e Konispolit gjatë një operacioni, por pa mundur të ndalojë dy trafikantët.
Policia është vënë në ndjekje të dy personave që po transportonin drogën, por sapo ata kanë vënë re uniformat, kanë braktisur çantat me kanabis dhe janë arratisur.
Policia kufitare vijon operacionin për kapjen e tyre.

