Konsulli rumun, Toçi: Kur drejtësia blihet, s’ka investime të huaja

Konsulli i nderit të Rumanisë në Shqipëri, Elvis Toçi i ftuar në Ekopolitikë nga Aurora Sulçe, në Ora News, thotë se korrupsioni dhe sistemi i drejtësisë janë pengesa kryesore për investimet e huaja.

Toçi: Rumania ka bërë reforma në shumë sektorë. Investime të huaja pa drejtësi, harrojeni. Si është sistemi i drejtësisë? Në momentin që thuhet se drejtësia blihet, nuk ka investime të huaja. Një njeri që ka lekët nuk është i interesuar të vijë të rriskojë. Një investitor nuk pranon kurrsesi që në një shtet që drejtësia nuk ka arritur në piketat e nevojshme. Ne jemi në periudhë reformimi, por nuk jemi në targetin e investimeve botërore. Treg i vogël, korrupsioni, gjykata të korruptuara. Ne sot kemi lule sporadike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?