Kontingjenti i pestë i ushtrisë niset për në Afganistan
Niset për në Afganistan kontingjenti i pestë shqiptar, që do të marrë pjesë në misionin Resolute Support Mission.
Në ceremoninë e përcjelljes së trupave ushtarake, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli siguroi bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet aleate, në një kohë kur bota po përballet me sfidat e sigurisë.
Kodheli: Momente të tilla mbajnë mbi vete edhe shumë tension, mbi të panjohurën që ju pret dhe rreziqet që çdo mision i tillë ka. Sfidat e reja të sigurisë, kërkojnë me ngulm parjen e bashkëpunimit mes vendeve aleate si mundësinë primare jetike të suksesit, në këto kohë mungesash dhe radikalizmi.
I pranishëm, ambasadori i Turqisë, Hidayet Bayraktar, deklaroi se dy vendet tona kanë bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, ndërsa garantoi mbështetjen e Turqisë në Integrimin e Shqipërisë.
Trupat ushtarake, do të zëvendësojnë kontingjentin e katërt të batalionit Komando.

