Koordinatorja e PS, Fushë Arrëz akuza kryebashkiakut socialist për falsifikim

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe koordinatorja e kësaj partie në Fushë Arrëz, Franka Toplana, akuzon kryebashkiakun e këtij qyteti, gjithashtu i ardhur nga Partia Socialiste, për falsifikim.

Ajo ka reaguar publikisht në rrjetin social Facebook, duke paraqitur disa dokumente, sipas të cilës kryebashkiaku Fran Tuci ka falsifikuar listë-prezencën për shkarkimin e drejtorit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Fushë Arrëz Mark Toplana, njëkohësisht bashkëshorti i koordinatores së PS-së.

“Atij i duhet me patjeter ulja nga detyra e drejtorit të QKF, sepse duhet me patjeter të marrë shpërblimin për këtë! Dhe, strategjia me të cilën mendon të realizoje shkarkimin është kjo: Me doren e vetë dhe me vullnetin e lire, falsifikon listprezencën e QKF Fushë Arrëz, dhe pikërisht këtë falsifikim zyrtar e përdor si motiv për ulje nga detyra të drejtorit. Mirëpo dita që ka falsifikuar kryetari me dorën e tij, rezulton të jetë  ditë pune intensive dhe e protokolluar ne librin e  mbledhjeve të QKF Fushë Arrëz  në prezencën e të gjithë kolektivit”, shkruan në reagimin e saj Franka Toplana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Dokumentet e paraqitura nga Franka Toplana

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?