Korçë, grabitet me armë kasaforta e një biznesi privat
Një biznes privat është grabitur në fshatin Bulgarec të Korçës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35 të mëngjesit në një biznës me prodhime materialesh ndërtimi.
Policia sqaron se “dy persona të maskuar dhe të amratosur kanë hyrë në biznesin në pronësi të shtetasit L.L dhe dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës dhe më pas janë larguar.”
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

