Koronavirusi/Rekord i zi në Itali, 250 viktima në një ditë

250 persona kanë ndërruar jetë sot në Itali për shkak të COVID-19, sipas agjencisë vendore të mbrojtjes civile dhe numri total ka shkuar në 1266. Kjo rritje rekord ka zhvendosur epiqendrën e virusit në Europë. Pak më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se Europa është tashmë epiqendra e pandemisë së coronavirus, ndërsa gjithnjë e më shumë vende po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. “Po raportohen më shumë raste tani në Europë sesa kur ishte kulmi i epidemisë në Kinë” , tha drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai tha se deri tani kanë vdekur 5 mijë persona duke e cilësuar si një “moment tragjik” teksa i bëri thirrje qeverive që të implementojnë masat për mbajtjen e popullsisë në distancë në mënyrë që të frenohet përhapja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?