Koronavirusi u merr jetën tre pacientëve në Infektiv, ministria jep detajet

Tre pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Infektiv, pa mundur t’i mbijetonin koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije sot Ministria e Shëndetësisë, gjatë të dhënave të fundit lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije, se një nga rastet e humbjes së jetës, është mjeku i familjes nga Puka, që luftonte prej disa ditesh në Infektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që dy të tjerë janë një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, që megjithë përpjekjet e mjekëve nuk kanë mbijetuar dot nga Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?