Koronavirusi/ Veliaj: Nuk do tolerojmë hienat. Gjoba të rënda për bizneset që rrisin çmimet e ushqimeve!

Pas konfirmimit të dy rasteve më koronavirus në Shqipëri institucionet kanë nisur marrjen e masave, Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbledhur shtabin e Emergjencave të Tiranës, lidhur me koronavirusin.
Një nga masat e marra nga Bashkia e Tiranës është reduktimi i punonjësve.

Velja ka bërë me dije se dyqanet ushqimore apo supermarketet që do të rrisin çmimet, duke shfrytëzuar situatën e koronavirusit do të gjobiten ose do të procedohen penalisht. “Do jeni të pamëshirshëm me gjoba dhe procedim penal për këdo pronar biznesesh, supermakete dyqane ushqimore që abuzojnë me çmimet. Nuk do tolerojmë më një qytet hienash, rrëzohemi bashkë, por bashkë do ngrihemi”, tha Veliaj.

Në mbledhjen e me shtabin e emergjencave në Tiranë, Veliaj tha se punonjësit e Bashkisë mbi 60 vjeç do të marrin një periudhë pushimi si dhe nënat. “Do bëjmë një konsultim me kryeministrit. Çdo drejtori të dakordësojë me stafet e veta, që të vijnë një orë për të firmosur për të mos ndaluar punën e qytetit, po aq punë që mund të bëjnë nga shtëpia, t’i bëjnë atje, veçanërisht për nënat. Të marrin shembull dhe bizneset private, ka kohë për të fituar”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj bëjnë me dije se do të mbyllen qendrat sociale. “Do ndërpresim shërbimin tradicional në qendrat socialet, për një shërbim alternativ. Më mirë t’ua shërbejmë aty ku jetojnë”, tha Veliaj.

Në foto/Radhë në marketet në Tiranë për të blerë ushqime

Lexoni edhe

Kryeministri: Mbyllen shkollat, bllokohen linjat ajrore dhe tragetet me Italinë

Të gjitha këshillat, se çfarë duhet të dini për koronavirusin: Nga dallohet prej gripit sezonal dhe ftohjes normale?!

Si të mbrohemi nga koronavirusi, këshilla praktike (VIDEO)

SHKARKO APP