Kotzias: Shqiptarët zgjohen me muzikë greke, hanë sufllaqe por na shajnë

Samiti i vendeve të Ballkanit, ku u diskutua për forcimin e sigurisë, marrjen e masave për refugjatët dhe bashkëpunimin mes vendeve në fusha të ndryshme, u fol edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, në një prononcim të shkurtër për televizionin “Star” ka deklaruar se çfarë i shprehu homologu i tij shqiptar gjatë samitit në Selanik.

“Jetojmë në paradoksin që zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. Pastaj dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks”. Kështu është shprehur ministri Kotzias për raportet mes shqiptarëve dhe grekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Samitin e Selanikut, Shqipëria dhe Greqia kanë biseduar në veçanti për bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe të repartit të zjarrfikësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?