Kotzias: Shtypi dhe opozita u kanë fryrë tensioneve me Shqipërinë

Vetëm pak ditë pas dhënies së rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe takimit të Ministrit të Jashtëm shqiptar Bushati me homologun e tij gre Kotzias, ky i fundit duket se është tërhequr nga akuzat ndaj qeverisë shqiptare.

Ish­ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis është përplasur ashpër me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias për tensionet e fundit me Shqipërinë.

Ajo ka kërkuar që Kotzias të bëjë interpelancë në parlament për deklaratat e KE­së mbi çështjen “Çame” dhe prishjen e disa ndërtesave në Himarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Kotzias është nervozuar, raporton Kathimerini dhe i është përgjigjur opozitares që t’i lexojë me kujdes deklaratat e KE­së dhe të mos bëjë politike me çështje të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë mendoj se opozita, në vend që të lexojë shtypin grek të lexojë deklaratat e KE­së më me kujdes”, tha Kotzias, duke sugjeruar se çështjet janë fryrë nga mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?