KPK konfirmon në detyrë prokuroren Alma Muça

Prokurorja pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muça, është konfirmuan sot në detyrë nga Komisionin i Pavarur i Kualifikimit.

Teksa hetimi i saj  është mbështetur në 3 kritere, rivlerësimi i pasurisë, figura apo dhe aftësitë profesionale, nga verifikimet e ILDKPKI rezulton se Muça ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin. Pas shqyrtimit dhe hetimit në të gjitha kriteret, sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  i dha të drejtën për të vijuar punën.

Teksa u ndal tek një nga kriteret e vlerësimit, KPK vlerësoi aftësitë profesionale të Muçës, ndërsa shton se ‘nuk janë gjetur afera korruptive tek denoncimet’. Vet Muça gjatë fjalës së saj para KPK-së ka kërkuar konfirmim në detyrë. Në ditën kur Muça doli para KPK-së vetë ky komision ka pohuar se prokurorja ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes të tjerash thuhet se prokurorja disponon një depozitë bankare me një shumë prej 5 milionë lekësh të krijuar nga kursimet e pagës në vitet 2014-2015. /BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?