KQZ gati t’i heqë mandatin deputetit të majtë, fshehu dënimin për trafik të qenieve njerëzore

Një tjetër deputet i mazhorancës do ti hiqet mandati brenda këtyre ditëve, raporton Syri.net. Kjo për shkakun se në formularët e dekriminalizimit nuk ka bërë publike një dënim të marrë në Itali në mesin e viteve ’90.

Siç edhe bëhet e ditur në dokumentet e shtetit italian të siguruara nga SYRI.net, deputeti i LSI-së në Vlorë që tani është rreshtuar në krah të Edi Ramës, Shkëlqim Selami është i dënuar në Brindizi. Sipas dokumentit, Selami është i dënuar për “trafik të qenieve  njerëzore” si dhe për futjen në Itali të qytetarëve ekstrakomunitarë.

E pikërisht këtë dënim të dhënë në 24 tetor 1994 ndaj tij, deputeti Shkëlqim Selami nuk e ka bërë publike. Por ky është vetëm fillimi i këtij skandali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto dokumente mësohet se janë në dorën e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka përdorur si formë presioni ndaj deputetit Shkëlqim Selami gjatë muajit korrik, kur Rama kishte frikë së Ilir Meta ishte duke mbledhur vota për ta rrëzuar qeverinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se Rama i ka bërë presion Selamit me dokumentin dhe faktin e heqjes së mandatit të tij nga Kuvendit dhe më tepër dërgimin për ndjekje penale, nëse do të ishte në grupin e deputetëve që do të votonin për rrëzimin e tij nga pushteti.

Skandali thellohet edhe më shumë, sepse burimet kanë bërë të ditur për SYRI.net se dokumentet janë edhe në dorën e prokurorisë prej disa muajsh, por edhe ajo nuk ka bërë lëvizjet e duhura për të akuzuar Selamin për fshehje të informacionit në formularët e dekriminalizimit dhe ndalimin e tij.

shkeqlim-selami

Shqipëri

Emri i babai: Bashkim

Vendi i jashtëm ku është specifikuar lindja: Vlorë

Adresa: Rezident

Vendi: Shqipëri

Adresa: Lagjia “Osman Haxhiu”, rruga Demokracia 1118-Vlorë

Informacioni i policisë

Zyra sinjalizuese: Kuestura e Brindizit

Data e Komunikimit: 24.10.1994

Lloji i informacionit: Mandat arrestimi

Të dhënat për komunikimin

Lëshuar nga Kuestura e Brindizit

Data e Komunikimit: 24.10.1994

Gjendja e informacionit: Për tu ndjekur

Vlera totale e të ardhura —

Objekti

Roli                                          Emri e Mbiemri                                  Vendi i Lindjes

Urdhër kërkimi                       Shkëlqim Selami                                 3/12/1967   Shqipëri

Informacionet bashkëlidhur

Lloji i informacionit                Data e informacionit              Statusi                     Krimi       Fakte referuese      Shënim

Arrestim për të                                     31.08.2006                              i informacionit        D.LGS 286/1998 art  —                           Informacioni

vuajtur dënimin                                                      Në ndjekje               12 comma 1                                            në ndjekje

Shënime:

Gjykata e Brindisit. Urdhër ekzekutimi për dënim me burg nr. 953/94, e lëshuar në 03/10/1994 për “Krijim të organizatave kriminale” dhe “favorizim emigracioni” si dhe për favorizim dhe hyrje të paligjshme në territorin italian të qytetarë që vijnë nga vendet jashtë komunitare.

Për zbatimin e urdhrit ngarkohet Kuestura e Brindizit.

Marrë nga Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?