KQZ miraton ndryshimet, shtohen 2 mandate deputetësh në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve votoi sot ndarjen e re të mandatave sipas secilit qark. Qarkut Kukës, Korçë dhe Berat i është hequr nga një mandat.

Të treja këto mandate i janë shtuar qarkut Tiranë dhe Durrës.

Përkatësisht 2 në Tiranë dhe një në Durrës. Kjo lëvizje është bërë për shkak të ndryshimit të raporteve të popullsisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi është miratuar me 7 vota pro. Për qarqet e tjera të vendit nuk ka ndryshim në numrin e mandatit të deputetëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?