Krerët e Policisë së Shtetit ndjekin shembullin e Presidentit Meta, dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, Drejtorin e Departamentit për Sigurinë, Gjovalin Loka dhe një grup të madh drejtuesish të tjerë të Policisë së Shtetit, dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Mjeku i qendrës së dhurimit të gjakut ka falënderuar zotin Veliu dhe drejtuesit e tjerë të Policisë për ketë gjest nga më humanët, në këtë situatë kaq të vështirë për mbështetjen e fëmijëve talasemikë dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të dhurojnë gjak.

Inisiativës së Presidentit Meta për dhurimin e gjakut për njerëzit në nevojë i janë bashkuar sot edhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, të cilët prej disa javëve janë 24 orë në 7 ditët e javës në krye të detyrës.

Shefi më i lartë i policisë shqiptare Ardi Veliu është shprehur: “Së bashku me një grup të madh kolegësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke vlerësuar situatën dhe nevojën për dhurim gjaku, iu përgjigjëm thirrjes, erdhëm dhe dhuruam gjak. Slogani dhuro gjak, shpëto jetë është më kuptimplotë dhe shpreh atë që çfarë duhet të bëjë çdo qytetar dhe çdo individ i cili e ndjen se duke dhuruar gjak shpëton një jetë”.

Disa ditë më parë 15 punonjës të Forcës “Shqiponjat” dhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Edhe në ditët e ardhshme, krahas angazhimit maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë do të vijojnë të japin gjak, për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

#solidaritetendihmëpërfëmijëttalasemikë

Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

Inisiativa e Presidentit Meta

Presidenti Meta e ka ndjekur prej kohës këtë lëvizje të krijuar prej tij për dhënie e gjakut. Para disa ditëve Presidenti ishte në Kavajë për të ndjekur dhurimin e gjakut.

Ja se ç’shkruante Presidenti:

“Mirënjohje Bashkisë Kavajë dhe qytetarëve të saj të mrekullueshëm, të cilët me zemër të madhe ju përgjigjën sot vullnetarisht apelit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Akti i tyre human dhe solidariteti në këto momente të vështira për mbarë shoqërinë tonë, është një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi.
Dhurimi i gjakut nuk lidhet me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia COVID-19, ndaj i inkurajoj të gjithë, në veçanti të rinjtë të udhëheqin dhe ta mbështesin vullnetarisht këtë kauzë humane”.

https://www.asp.gov.al/policia-dhuron-gjak-per-femijet-talasemike/

SHKARKO APP