Kreshnik Spahiu paralajmëron hakmarrje
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu prej disa muaj tashmë ka deklaruar shkëputjen e tij nga politika, por sërish në rrjetet sociale vijon të jetë aktiv.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu me tone hakmarrëse ka thënë se askush nga kjo botë nuk largohet pa marrë hak.
Më tej ai shkruan se do jetë aty për ti shtyrë drejt fundit dhe për t’i fundosur, por pa specifikuar dhe përmendur emrin e askujt.
“Lëri Zotit mallkimin, sepse ……. unë do jem atë ditë aty, për ti dhënë një të shtyrë”, shkruan ndër të tjera ish-kryetari i AK Kreshnik Spahiu

