Kreshnik Spahiu: Pse Albin Kurti pranoi një marrëveshje që amniston krimet e luftës dhe s’njeh shtetin e Kosovës?
Nga Kreshnik Spahiu
Dje Albin Kurti ka provuar se do më shumë pushtetin se shtetin. Zyrtarisht Albin Kurti ka braktisur çdo kauzë patriotike. Dje Albin Kurti ia fali Serbisë gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe eshtrat e të zhdukurve, gjatë luftës për pavarësi.
Pasi braktisi referendumin për bashkim me Shqipërinë, harroi himnin shqiptar, gënjeu për simbolet kuqezi dhe flamurin kombëtar, theu premtimin për targat, lejoi Zajdnicën, më së fundmi miratoi edhe amnistinë e gjenocidit dhe krimeve të luftës në Kosovë.
Dje Albin Kurti fali gjakun e mijëra heronjve. Pika hyrëse e marrëveshjes Vuçiç-Kurti parashikon zyrtarisht: “Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer pasojat dhe trashëgiminë e të kaluarës”.
Zyrtarisht Albin Kurti kapërceu të shkuarën:
– pa u njohur gjenocidi dhe krimet e luftës,
– pa u dëmshpërblyer Kosova nga dëmi,
– pa u gjetur eshtrat e të zhdukurve,
– pa u zbuluar varret masive,
– pa u njohur dhe hetuar përdhunimet
Dje Albin Kurti nga prokuror kundër Serbisë, u bë avokat i Beogradit.
Dje mijëra kriminelë serb morën pafajësinë.
27 shkurti do shpallet festë zyrtare e Serbisë, për shkak të autonomisë.
27 shkurti është dita që Albin Kurti iu garantoi serbëve parimin e vetëvendosjes. Atë që ja premtoi shqiptareve, ia u dhuroi serbëve.
Albin Kurti duhet t’ia ndërroi emrin partisë sepse ai hoqi dorë nga Vetëvendosja e shqiptarëve të Kosovës për të “vetëvendos” me referendum për bashkim me Shqipërinë, por ja dhuroi të drejtën që serbët të “vetëvendosin” për autonomi brenda Kosovës.
Albini pranoi që të nënshkruajë marrëveshje me një shtet që nuk e njeh juridikisht si shtet dhe kjo bëhet e qartë në preambulë….”pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit…”. Kur marrëveshja për fusnotën ishte arritur më 24 shkurt të vitit 2012 në Bruksel në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Albini dhe Vetëvendosje e kishte quajtur heqje dorë nga Pavarësia e Kosovës.
Dje Albini pranoi një marrëveshje ku Kosova nuk fiton asgjë dhe këtë pasi gënjeu popullin e Kosovës. Harroi krimet e luftë, harroi gjenocidin, harroi përdhunimet, harroi vetëvendosjen, harroi çfarë premtoi. Dje iku si skuth para gazetarëve pa dhënë asnjë përgjigje. Tash nuk ka mbetur asgjë tjetër veçse aktivistët e “Vetëvendosjes” t’ia ndërrojnë emrin e partisë, sepse ajo e drejtë dhe ai parim universal për të Vetë-vendosur i kaloi Serbisë. Dje Albin Kurti nuk u hap me Ballkanin dhe as me Shqipërinë, por u fut në shtrat me Serbinë! Bacë u kry: Albini u fali gjakun dhe garantoi serbëve të “VetëVendosin” në Kosovë!