Kreu i ARRSH: Firmat të respektojnë kontratën për hapjen e rrugëve

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve të përdorin kodin rrugor dhe të respektojnë rregullat pas reshjeve që kanë pushtuar vendin.

Qendro ishte në Korçë, ndërsa kërkoi nga drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë dhe  të shmangin lëvizjet ne orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes. Qëndro ka thënë se firmat duhet te zbatojnë kontratën dhe që nuk hapin rrugët do kenë penalitete.

Situata pritet të jete e vështirë, pasi  reshjet e bores do vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Ne Korçe, aksi nga Qafe Thana deri ne Kapshtice kalohet pa zinxhirë. Në mbrëmje do ketë ngrica dhe drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes. Aksi me i vështirë paraqitet në Gjirokastër-Kakavije, Bulqizë dhe Elbasan. Aktualisht nuk ka rrugë të bllokuara dhe qarkullohet me zinxhire.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, Drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Haki Cako tha se: “jemi në situatë të vështirë, por jo ne situate emergjente. Po vlerësojmë situatën hap pas hapi, me e vështirë gjendja ne zonat e thella malore. Po mbajmë kontakte me te gjithë prefektët dhe jemi në gatishmeri per të përballuar cdo të papritur të motit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?