Kreu i ARRSH: Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, (ARRSH) Ergys Verdho ka deklaruar se të gjitha rrugët janë të kalueshme pa zinxhir. Verdho ka bërë një panoramim të gjithë situatës së rrugëve në vend, ku bëri me dije se të gjitha akset janë të lira.
”Në veri nuk ka pasur shumë reshje. Më tepër ka pasur në Bajram Curr Valbonë. Në orën 05:00 kemi pasur borë në Dibër, ku dhe aty është çdo gjë në normalitet. Të gjitha akset janë të lira. Nuk ka asnjë aks kombëtar ku mund të përdoret zinxhir. Drejtoritë Rajonale kontrollojnë kontraktorët. Jemi prezentë në çdo vend që ka nevojë për ndërhyrje”, tha Verdho në një emision.
Duke u ndalur tek zonat malore, ku bora ka qenë më prezente, Verdho sqaroi se deri më tani , ndryshe nga vitet e kaluara, nuk ka pasur asnjë një rast të raportuar. “Nuk ka pasur një rast të raportuar për izolim nga bora”. Ditët e fundit vendi është pushtuar ne temperatura të ulëta, ku meteorologët kanë sqaruar se kjo situatë do të vijojë deri nga e mërkura.