Kreu i Bindjes në Shkodër/Uldedaj: Velipoja s’ka nevojë për premtime boshe, por për besim
Kryesuesi i listës së Bindjes Demokratike në qarkun e Shkodrës, Tonin Uldedaj, një emër jo pak i njohur, për shkak të funksioneve të mbajtura Bashkinë e Lezhës gjatë qeverisjes së demokratëve.
Sot gjatë një takimi me qytetarët në Velipojë, tha se ky vend nuk ka nevojë për premtime boshe, por për besim. Sipas tij, duhet që të jemi larg politikës së vjetër.
”Velipoja nuk ka nevojë për premtime boshe, as mashtrime të një politike të vjetër. Velipoja ka nevojë për besim, shpresë dhe të ardhme. Këtë besim ia japim bijtë e saj. Larg politikës së vjetër, përkulem para banorëve të kësaj zone që më jep besim dhe mbështet me bindje, Bindjen Demokratike”,-ka thënë Uldedaj.