Kreu i FRPD merr në mbrojtje kryebashkiakun e Mallakastrës, mesazhi i fortë që ka për Ramën

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj qëndrimit të mbajtur nga kryeministri Rama dhe grupi parlamentar i PS për çështjen e kryebashkiakut të Mallakastrës.

Përmes një postimi në reagimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se kryeministri Rama po sulmon të zgjedhurit e PD-së.

Kërkesa e PS për të shkarkuar kreun e KQZ-së, sipas Këlliçit, është “fillimi i përpjekjeve me çdo kusht për të blerë dhe manipuluar zgjedhjet vendore të 2019-s”.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I PLOTE
Dite me te zeza do te vijne per Edi Ramen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi u be prokurori dhe gjyqtari qe shpalli te pafajshem simbolet e suksesit te PS: Saimir Tahirin, Elvis Roshin, Arben Ndoken, Arben Frrokun, Mark Frrokun, Armando Prengen, tani Edi Rama ka vendosur te sulmoje te zgjedhurit e djathte.

Me fjalorin e nje rrugaçi qe endet i pashprese nga mbidoza droges dhe krimit ai sulmon kryetarin e Bashkise se Mallakastres. Perse sot? Sepse s’po arrin dot ne asnje menyre tjeter te heqe vemendjen nga Tahiri, narko-shteti dhe perdorimi i buxhetit per pastrimin e parave te krimit.

Ndersa kercenimi per shkarkimine e kreut te KQZ eshte fillimi i perpjekjeve me cdo kusht per te blere e manipuluar zgjedhjet vendore te 2019.

Pushteti i Edi Rames rrjedh vetem nga blerja e votes me para te krimit, nga shantazhi kriminal me vendet e punes, kercenimi me kriminele dhe manipulimi i vullnetit te qytetareve.

Asgje nuk do te mund ta shpetoje me. Tashme ai ka dale lakuriq para shqiptareve dhe mbare botes.
kellic

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?