Kreu i Konsujve shqiptarë Ylli Ndroqi: Turizmi dhe kultura katalizatorë të zhvillimit
Duke e vlerësuar turizmin dhe kulturën si katalizatorë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit presidenti i Shoqatës së Konsujve të Nderit u shpreh se Shqipëria ka potencialet e duhura për të ecur përpara në këtë sektor strategjik.
Në fjalën e tij kreu i kësaj shoqate, zoti Ylli Ndroqi vuri theksin në investimet në turizëm dhe kulturë si dy gjeneratorët më të fuqishëm për të çuar përpara ekonominë shqiptare por edhe si disa nga fushat kryesore ku konsujt e nderit kanë një rol kyç për të qëndruar urë lidhëse mes kombeve dhe për të zhvilluar më tej edhe diplomacinë ekonomike.
Ylli Ndroqi: Në rolin tonë si konsuj nderi ne përfaqësojmë vende nga të cilat vijnë eksperienca të jashtëzakonshme të investimit në kulturë e turizëm, në turizëm kulturor, në trashëgiminë kulturore.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar në mënyrën e duhur edhe në fushën e turizmit, kulturës dhe për të sjellë kombinimin e duhur mes tyre.
Strategjitë dhe investimet serioze nga ana e shtetit shqiptar në këto dy fusha janë katalizatorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, që është shumë i nevojshëm për vendin tonë.
Gjithashtu është bashkëpunimi i strukturave shtetërore me ato private, me konsujt e nderit me komunitetin, janë baza e një suksesi drejt të cilit Shqipëria ka të gjithë potencialin të ecë përpara.
Tryeza e rrumbullakët me temë “Nxitja e turizmit dhe e Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik – Roli i konsujve të Nderit”kishte qëllim diskutimin e strategjive sfidave, problematikaev dhe kontributit që secili mund të japë në fushat përkatëse për të ecur përpara.
“Të investojmë seriozisht në këto dy fusha për zhvillimin e vendit tonë” nënvizoi më tej zoti Ndroqi.
Tryeza është një traditë e ndërmarrë për të tretin vit nga kjo shoqatë dhe të pranishëm ishin edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi.
Ministrja e Kulturës foli për fillimin e restaurimit të qendrave historike të shpallura të tilla me vendim qeverie.

Mirela Kumbaro: “Në janar nisim punën për restaurimin e qendrave historike, të shpallura si të tilla, në fillim të vitit 2016 nga qeveria shqiptare për Dhërmiun, Vunoin, kalanë Himarë dhe Qeparoin. Vitin e ardhshëm do jenë destinacione me shtëpi mikpritjeje, restorante. Tërheq vëmendjen tuaj se janë zona me interes shumë të madh zhvillimi. Dhe Kolonja, një destinacion krejtësisht i paeksploruar në të gjithë pikëpamjet. Rehova, që është fshati më qytetar që mund të kemi, ka arkitekturë, itinerera turistike të cilët mund të tërheqin si turistin e interesuar për kulturën, natyrën eksperimente kulinare dhe që nuk e kemi në axhendën e operatorëve turistikë.
Ministrja Milva Ekonomi e quajti tryezën rast unik: “Turistët e huaj kanë interes për Shqipërinë. Kemi hapur garë për zonat teknologjike dhe zhvilluese”.
Ministrja tha se jane gati dy profilet e aeroporteve dhe kerkohet vetëm investitori
Milva Ekonomi: “Po punojmë për të parë dy mundësitë e aeroporteve të reja, një në Kukës e një në jug të Shqipërisë. Profilet e investimeve janë bërë jemi në betejën për të kërkuar investitorë që të vijnë të aktivizohen. Dy profilet e aeroporteve nga pikëpamja e thithjes së investimeve të huaja janë gati dhe mund ti merrni në çdo moment”
Rreth tryezës ishin mbledhur konsuj nderi, biznesmenë, ambasadorë por dhe personalitete të botës së artit.

Johann Sattler: ” Mos ndërhyni në parqet kombëtare”
Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler përcolli një mesazh të qartë për zhvillimin e turizmit: ” Mos ndërhyni në parqet kombëtare”. Gjithashtu ai nënvizoi se qeveria duhet të përqëndrohet tek ekoturizmi, turizmi aventurier dhe turizimi kulturor si fusha të rëndësishme dhe që duhet të subvencionohen nga shtetit
Johann Sattler: “Keni shumë parqe kombëtare por është e rëndësishme ti mbani ato pa ndërhyrë. Keni Valbonën duhet ti ruajmë si parqe natyrore dhe HEC nuk do të shkojnë. Duhet të ketë një kufizim për këtë. Turistët kërkojnë pastërti dhe natyrë këto ndërhyrje teknologjike çojnë në mendim të gabuar.

