Kreu i Shoqatës së Transporteve: Çmimi i biletës së urbanit duhet të rritet
Kryetari i Shoqatës së Transporteve, Alush Lame tha për mikrofonin e “BOOM” në Ora News se në të ardhme çmimi i biletës së urbanit duhet të rritet, pasi nuk mund të përballohen shpenzimet.
Lame tha gjithashtu se oraret për lëvizjen e autobuseve vendosen nga bashkia. Ndërsa vonesat në stacione vijnë për shkak të disa faktorëve, mes të cilëve edhe trafiku i rënduar.
Alush Lame: Një 400 leksh i vjetër nuk mund të konsiderohet që të mbulosh të gjitha shpenzimet, të gjithë debitë, të gjithë kreditimet. Vështirësitë janë nga më të mëdhaja dhe të ndryshme. Kështu që nuk është gjithcka rritja e madhe.
Gazetarja: Është e vërtetë kërkesa juaj për një rritje tjetër të çmimit të biletës?
Alush Lame: Në të ardhmen themi që duhet të rritet normalisht. Vështirësitë e lëvizjeve, vështirësitë e shërbimit në orare më të shpejtë qëndron në vend tjetër. Kush është vendi tjetër? Vendi tjetër është trafiku i rënduar, korsitë dedikuara për urbanet nuk ka.
Gazetarja: Linjat i përgjysmojnë autobusët në orët e pasdites?
Alush Lame: Kjo nuk është shumë e vërtetë sa thoni ju.
Gazetarja: Nga përcaktohet orari i autobusëve?
Alush Lame: Orari përcaktohet nga bashkia e Tiranës.

