Krimi makabër në Korçë, hakmarrje ndaj gruas që punonte në lokalet e natës? (FOTO)
Vrasja makabër që preku qytetin e Korçës në orët e para të mëngjesit, ka si protagonist një 41 vjeçar i cili vari 2 fëmijët dhe më pas veten. Një histori e cila ka brenda saj një famije të shkatërruar dhe një mentalitet tipik Shqiptar.
Janë fqinjët ata që pretendojnë se Marsela ishte kthyer në banesë mbrëmjen e djeshme, ku qëndroi deri në orën 2 pas mesnate me pretendimin për të marrë fëmijët e saj, gjë që nuk e arriti dot.
Nga ky moment fqinjët rrëfejnë se dëgjuan të bërtitura dhe ulërima të fëmijëve por kurrë nuk menduan se gjëndja e rënduar e familjes do të përfundonte në masakër. Gruaja më parë kishte bërë dhe një denoncim për burrin e saj, Naum Toshi, më pretendimin se nuk e lejonte të punonte.
Ende nuk dihen nëse 41 vjeçari e ka kryer këtë krim për t’u hakmmarrë ndaj gruas së tij, por hetimet po vazhdojnë dhe do të hedhin dritë mbi ngjarjen.


