Krimi në familje në Tiranë, dalin identitetet e tre viktimave
Dalin identitetet e tre viktimave të krimit në familje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Ata janë dy bashkëshortët Bujar Mata, dhe Valentina Mata, si dhe i dyshuari për krimin i cili i dha fund dhe jetës, dhëndri i tyre M.L.
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në orën 06:56, në rrugën “Kristaq Mone” ku janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mata, 63 vjeç dhe Valentina Mata, 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së dy bashkëshortëve, është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, Majlind Lala, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Ka qenë një fqinj i viktimave ai që ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e krimit.
Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

]

