Krimi në Kavajë, fjalët e burrit vrasës: Pse nuk m’i ke qepur…
Pak orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Kavajë, janë zbuluar fotot e viktimës dhe të autorit.
Ata janë fotografuar në oborrin e shtëpisë së tyre. Sipas fqinjëve dhe të afërmeve, çifti merrej me bujqësi e blegtoria, përveç rritjes së gjelave të detit, kishin edhe një serë afër banesës, me fitimet e së cilës, përballonin jetesën.
Samiu dhe Sosja ishin prindër të pesë fëmijëve, 3 djemve dhe dy vajzave, të cilat pas divorcit ishin kthyer në shtëpinë e prindërve duke i shtuar më shumë hallet, raporton “BW”.
Burimet policore thanë se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë e momentit pasi Samiu i ka kërkuar llogari të shoqes për një palë pantallona të paqepura.


