Krimi në Korçë, gjyshi i fëmijëve: “Vrasëse është Marsela, erdhi natën e krimit me disa persona”

Tragjedia makabër në Korcë jo vetëm që pasqyroi një realitet të rëndë por dha një këmbanë alarmi. Nuam Toshi, babai që mbyti me tel dy djemtë e tij, 4 dhe 7 vjec, la një letër e cila u zbulua nga gjyshëri i të vegjëlve, nga babai i Naumit.

Ai në një rrëfim për një gazetë në vend është shprehur se: “Djali im, Naumi kurrë nuk do t’i vriste fëmijët e tij, për të cilët ai jepte jetën. Djemtë ishin gjithçka për të, ndaj nuk është ai autori i ngjarjes makabre që na ka shokuar të gjithëve. Jam i bindur se krimin e trefishtë e ka kryer nusja e tim biri, Marsela në bashkëpunim me persona të tjerë. Ajo femër e përdalë që dha dëshminë e iku në Greqi, nuk duhej të lihej e lirë. Unë kërkoj drejtësi, në të kundërt betohem se hakun e dy nipërve dhe të djalit do e marr vetë, do të bëj vetëgjyqësi”.

Andrea Toshi, i tronditur nga dhimbja e thellë për humbjen e “tri dritave të syve”, u bëri apel organeve të drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt të vërtetën e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se si veproi pas zbuloi letrën, për gazetën Shqiptare, Andrea, rrëfen se: “Pasi lexova letrën me vështirësi për shkak edhe të moshës, më rrahu zemra fort nga tronditja, pasi mendova se im bir mund të kishte bërë diçka me nusen e tij, Marselën. Kurrë nuk më shkonte mendja se ai mund t’u kishte bërë diçka fëmijëve të tij (qan). U ngjita me një frymë në katin e dytë, në dhomën ku flinte Naumi me fëmijët, pasi dhomat e tjera në atë kat janë të kyçura sepse i ka djali tjetër që jeton në Greqi. Kur hapa derën pashë tmerr me sy. (Andrea Toshi përshkruan me detaje ç’ka parë. Për arsye etike, GSH po censuron rrëfimin e tij për fëmijët e varur me tel). Mu errësuan sytë, nuk po merrja vesh çfarë kishte ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

E për marrëdhënien mes djalit dhe nuses, 74 vjecari deklaron se: “Ditët e fundit ishte i shqetësuar dhe thoshte shpesh o baba ajo më shkatërroi jetën. I flisja, i thosha lëre se nuk është nuse për ne ajo”.

E ndërsa për akuzën që djali i tij vrau dy djemtë, ai pohon se: “Nëse djali im e ka bërë vërtetë krimin, shkak është bërë gruaja e tij që i shkatërroi jetën. Por, unë nuk besoj kurrë që e ka bërë Naumi krimin makabër, pasi e njihja djalin tim. Fqinjët atë natë kanë parë Marselën që ka hyrë në shtëpi dhe më as ka dalë jashtë, ndërsa e prisnin disa persona me makinë të zezë. Duke e njohur atë lloj femre, që nuk ndjente dhembshuri për fëmijët e saj, jam i sigurt dhe i bindur se ajo në bashkëpunim me persona të tjerë e ka kryer krimin. E përsëris, im bir kurrë nuk do e bënte atë makabritet”.

“I bëj apel policisë që të hetojë çështjen deri në fund dhe të nxjerrë autorin e vërtetë të krimit të trefishtë. Nuk është vrasësi djali im, por ajo femra e përdalë, që dha dëshminë dhe më pas iku në Greqi”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?