Krimi në politikë. FBI me forcat gjermane dhe italine zbarkojnë në Shqipëri

Java që vjen pritet të sjellë zhvillime të forta. Amerikanët do të drejtojnë një strukturë të re të posaçme për të luftuar krimin, politikanët e lidhur me krimin apo dhe drejtuesit e policisë.

Edi Rama njoftoi vetëm emrin e operacionit, të ashtuquajtur “Forca e Ligjit”. E këtë strukturë tepër sekrete do t’a drejtojnë agjentët e FBI, të cilët vijnë nga e hëna në Tiranë. Do të ketë po ashtu ekspertë nga autoritetet gjermane si dhe nga policia e shtetit. Emrat e këtyre të fundit do të mbahen sekret, për të mos ndikuar në punën e tyre.

Kryeministri Rama dhe se nuk është gjithmonë dakord me mbasadorin Lu për ato cfarë thotë, por mbështet gjithmonë atë për ato çfarë bën për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Edi Ramës

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar. Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare. Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin. Ky është një objektiv i shpallur që të nesërmen e zgjedhjeve dhe realizimi do të jetë një fitore e rëndësishme e mandatit të ri. Mandati i ri që sapo ka nisur duhet të mbyllet me disa suksese për Shqipërinë që duam, ndër të cilët do të jetë mbyllja e epokës së pandëshkueshmëri, pa patllake, por edhe me kollare. Nisja e Vettingut më mbush me shpresë se prokuroritë nuk do të jenë më kishat dhe xhamitë pa zot. Djathtas apo majtas kudo qofshin. Më mbush me optimizëm edhe përfshirja e agjentëve të FBI. Drejtori i FBI dhe të dërguarit e tij vijnë këtë javë në Shqipëri. Ambasadorin Lu nuk jam gjithmonë dakord çfarë thotë, por çfarë bën për Shqipërinë, po ashtu edhe qeverisë italiane dhe gjermane, që kanë sjellë të ekspertët e tyre për operacionin ‘Forca e Ligjit’. Do të na bashkohen edhe agjentë të tjerë të FBI kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?