Krishtlindja, kremtimi i ditës së shenjtë në kishat e vendit

Në katedralen Ringjallja e Krishtit në Korçë, meshën e udhëhoqi mitropoliti i Korçës, Imzot Johani. Mesazhi i tij për besimtarët dhe shoqërinë shqiptare ishte për më shumë mirësjellje.

Më tej dita ka vazhduar edhe me vizitat dhe urimet në selinë e Mitropolisë së Shenjtë. Në të gjitha kishat e Jugut të vendit janë zhvilluar dhjetëra ceremoni fetare. Lindja e Krishtit u kremtua në Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe Delvinë. Nga kisha e Hyjlindëses në Gjirokastër ku qindra besimtarë kanë pritur lindjen e Krishtit at Theodhori uroi për më shumë paqe dashuri. Pjesë e festimeve u bënë edhe disa qindra emigrantë që kanë mbëritur për të festuar Krishtlindjet në vendlindje.

Në Durrës mesha solemne u mbajt dhe në kishën ortodokse të Shën Astit e Shën Pavlit ku besimtarët u lutën për më shumë shpresë, mirëqenie ekonomike, paqe dhe gëzim, qetësi dhe dashuri, në një atmosferë festive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?